HemLanguageAlbanska (shqip)

Albanska (shqip)

Nëse lëndohesh në kujdesin shëndetësor

Informacion për sigurimin e pacientit në shqip

Nëse pëson nga një lëndim në kujdesin shëndetësor, mund të kesh të drejtë për t´u kompensuar sipas Ligjit mbi lëndim të pacientit. Të gjitha Këshillat e rretheve dhe rajonet kanë nënshkruar një sigurim të pacientit tek Löf. Çdo vit lajmërohen mbi 17 000 lëndime pacientësh tek Löf. Kompensohen rreth 40% të lëndimeve të lajmëruara.

Kjo broshurë të jep një informacion të thjeshtësuar për sigurimin tonë të pacientit. I gjithë hetimi dhe vlerësimi bëhet sipas legjislacionit aktual që ka të bëj me kushtet e sigurimit.

Lëndimet e shkaktuara deri më 31/12 2014

Ti duhet të lajmërosh lëndimin brenda tre vjetëve nga koha kur ke qenë në dijeni për:

  • Që lëndimi objektivisht është i dukshëm
  • Që lëndimi mund të ketë një lidhje me një trajtim dhe se kompensimi i pacientit është i mundur
  • Cilit ofrues sigurimi duhet t´i drejtohet kërkesa e kompensimit.

Ekziston një afat i skajshëm kohor prej dhjetë që llogaritet nga koha kur është shkaktuar lëndimi.

Lëndimet e shkaktuara që nga 21/1 2015

Ti duhet të bësh lajmërimin e lëndimit brenda dhjetë vjetëve që nga koha kur u shakëtua lëndimi.

Çka vlen dhe mbulon sigurimi?

Nëse lëndimit është mundur t´i shmangesh Për të mundur të kompensohet lëndimi, duhet kjo të ketë qenë e mundur t´i shmangesh. Të gjitha trajtimet mjekësore e dentare do të thotë rreziqe për komplikime të cilave nuk mund t´u shmangesh. Për komplikime të këtij lloji nuk jepet kompensim.

Dëm material

Nëse lëndimi yt është shkaktuar nga defekti ose nga përdorimi i gabuar i aparateve, instrumenteve ose mjeteve të tjera të përdorura në kujdes mjekësor e dentar, mund të kesh të drejtë të kompensohesh.

Diagnozë e gabuar ose e vonuar

Nëse një diagnozë është vonuar, mund të marrësh kompensim për vonesën që të ka shkaktuar keqësimin e gjendjes tënde ose nëse diagnoza ishte përcaktuar me kohë.

Infeksionet

Në rast operacioni ekziston gjithmonë rreziku për t´u infektuar. Kompensim mund jepet nëse infeksioni është përcjellë me rastin e kujdesit shëndetësor ose trajtimit. Ndërkaq, nuk jepet kompensim nëse infeksioni është shkaktuar nga bakteret tua ose nëse je trajtuar për një gjendje të rrezikshme për jetën.

Rast aksidenti

Kompensim mund të jepet, nëse lëndimi është shkaktuar nga një rast aksidenti me rastin e kujdesit shëndetësor ose dentar, gjatë transportit të sëmurit ose për shkak të lëndimit në lokalet e kujdesit shëndetësor ose të pajisjes. Zakonisht, ti nuk merr kompensim nëse p.sh. mërkëmbesh duke shkuar në banjë ose të ngjashme.

Dhënia gabim e ilaçeve

Nëse lëndimi varet nga se të është dhënë ilaçi i gabuar, mund të kesh të drejtë të kompensohesh. Pasojat anësore nga ilaçet të dhëna me recetë në mënyrë korrekte, mund t´i lajmërosh tek Sigurimi i lëndëve mjekësore.

Për çka nuk vlen sigurimi?

Lëndim në trafik dhe në punë

Nëse të ka ndodhur një aksident trafiku, zakonisht të kompenson sigurimi i trafikut për lëndimet e shkaktuara kur je mjekuar për lëndimet në trafik. Në rast lëndimi në punë, ti në rend të parë duhet t´i drejtohesh AFA Sigurimi dhe siguracioni i sigurisë në rast lëndimi në punë (TFA).

Kujdesi privat shëndetësor

Mjekët privat dhe dentistët pa marrëveshje të kujdesit shëndetësor me Këshillat e qarqeve/rajonet dhe kujdesi shëndetësor komunal, kanë nënshkruar një sigurim për pacientin tek ndërmarrjet tjera të sigurimit. Nëse je i/e pasigurt se cilave ndërmarrje sigurimi duhet t´u drejtohesh, ti mund të marrësh të dhënat nga ofruesi yt i kujdesit shëndetësor.

Dëme gjësendesh

Humbja e pronave personale nuk kompensohen nga sigurimi i pacientit. Shembull për këtë mund të jetë që syzet e tua thyhen, të kanë vjedhur kuletën tënde ose të ka humbur proteza e dhëmbëve tu.

Sjelljet/marrja e përgjegjësisë dhe resurset

Çështjet që kanë të bëjnë p.sh. me sjelljet/marrjen e përgjegjësisë ose resurset në kuadër të kujdesit shëndetësor e dentar, nuk përfshihen nga sigurimi i pacientit. Këto çështje mund t´i diskutosh me Pleqësinë e besueshmërisë të rajonit të Këshillit të qarkut.

I/e pakënaqur me kujdesin shëndetësor

A të ka ndodhur gjë në kujdesin shëndetësor që të ka mërzitur, zemëruar ose të ka dëshpëruar? Ti i drejtohesh Pleqësisë së pacientit dhe të besueshmërisë, që ka në çdo Këshill qarku ose në çdo rajon. Pleqësitë e pacientit janë institucione të pavarura të cilat do të lehtësojnë kontaktet në mes pacientit dhe ofruesit të kujdesit shëndetësor. Lexo më shumë në: www.1177.se

Mangësitë në sigurinë e pacientit. Nëse ke përjetuar mangësi në sigurinë e pacientit me rastin e kujdesit shëndetësor dhe trajtimit brenda kujdesit shëndetësor e mjekësor ose kujdesit dentar, mund të bësh një lajmërim tek Autoriteti mbikëqyrës për kujdesin dhe përkujdesjen (IVO). IVO është një organ shtetëror që vepron nën kujdesin e qeverisë (Ministria sociale). Lexo më shumë në: www.ivo.se

Shkurt mbi sigurimin e pacientit

Ti mund të marrësh kompensim

  • Për lëndimet të cilat kanë qenë të mundura të shmangen
  • Për lëndimet e shkaktuara nga trajtim i gabuar ose gabim në prodhimet shëndetësore ose të pajisjeve shëndetësore
  • Për lëndimet të shkaktuara nga diagnoza e gabuar ose nga diagnoza e vonuar
  • Nëse lëndët infektuese janë përcjellë me rastin e trajtimit dhe ato të kanë shkaktuar infeksion
  • Për disa lloje të lëndimeve në rast aksidenti
  • Për lëndime të shkaktuar nga dhënia e gabuar e ilaçeve.

Ti nuk merr kompensim

  • Nëse ke lajmëruar lëndimin me vonesë
  • Për humbje të pronës personale
  • Për lëndime ose komplikime të cilave nuk mund t´u shmangesh
  • Nëse një infeksion është shkaktuar nga bakteret tua ose ajo sëmundje për të cilën je trajtuar ishte më serioze se sa infeksioni
  • Nëse ke pasur pasoja anësore nga ilaçet të dhëna me recetë në mënyrë korrekte
  • Për lëndimet e shkaktuara në rast të trajtimit korrekt të gjendjes së drejtpërdrejtë të rrezikshme për jetë.

Të lajmërosh një lëndim

Je ti ai që vendos nëse do të bësh një lajmërim tek ne. Në uebfaqen tonë mund të lajmërosh lëndimin tënd duke hyrë në faqe me ”BankId” në Faqet e mia
(sued. mina sidor) dhe i plotëson të dhënat tua. Ti mund të shkarkosh një formular lajmërimi nga uebfaqja jonë. Formulari ekziston, po ashtu, edhe në spital, qendra shëndetësore dhe në klinika të dhëmbëve.

Ti, po ashtu, mund të porositësh atë nga Pleqësia jote e pacientit dhe e besueshmërisë ose duke telefonuar centralin tonë në telefonin +46(0)8‑551 010 00.